Sa patriotë jemi? Çipi në “Bardh a Zi”: Shqiptarët sot kanë dëshirë të identifikohen më shumë si perëndimorë se sa si shqiptarë

schedule22:45 - 30 Nëntor, 2022

schedule 22:45 - 30 Nëntor, 2022

Një ditë më parë vendi ynë festoi 78-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane.

Ndërsa dy ditë më parë 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Por sa patriot janë shqiptarët sot dhe sa e do populli ynë Shqipërinë? Kjo ishte tema e debatit sot në emisionin “Bardh a Zi” në Abc, nën moderimin e Ornela Gaçes dhe Erion Kristos.

Në lidhje me këtë regjisori, Kastriot Çipi, tha se shqiptarët duan të identifikohen më së shumti si perëndimorë se sa si shqiptarë. Ai tha se sot fëmijët po mësojnë më shumë se si të festojnë Halloween-in se sa festat e 28-19 Nëntorit.

“Nuk e nderojmë siç duhet ditën e flamurit. Shqiptarët sot kanë dëshirë të identifikohen më shumë si perëndimorë se sa shqiptarë. Ne po i mësojmë fëmijët me Halloween se sa më 28-29 Nëntorin. Për këtë fajin e kemi të gjithë bashkë”, u shpreh Kastriot Çipi.

Ndërkohë gazetari, Mentor Kikia tha se patriotizmi nuk tregohet me një ditë ose një javë. Për Mentor Kikia, patriotizmi është kulturë.

“Patriotizmi nuk tregohet as për një ditë, as për një javë. Është një lloj kulture që njeriu duhet ta ketë. Ne nuk e kemi në dozën e duhur, për shumë arsye. Duhet të kuptojmë më shumë se çfarë do të thotë te jesh patriot. Pas 90-ës varfëria dhe mjerimi, pas hapjes së kufijve na bëri që me arratisjet masive, për gjendjen tonë të fajësonim gjithçka. Shprehja se ky dreq vendi nuk bëhet bëri që të kishte një lloj neverie për vendin tënd. Dhe njerëzit u larguan pa kthyer kokën pas”, tha Kikia.

Avokati, Idajet Beqiri, ka tjetër perspektivë. Ai pohoi se shqiptarët e kanë në gjak patriotizmin./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!