Sa patriotë janë gjermanët? Sondazhi: Vetëm 17 % e tyre të gatshëm të marrin armët për të mbrojtur vendin

schedule16:31 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 16:31 - 20 Dhjetor, 2023

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, vetëm 17 për qind e gjermanëve janë të gatshëm të marrin armët për të mbrojtur vendin e tyre në rast të një sulmi ushtarak.

Sondazhi, i kryer nga javorja ‘Stern’, ka zbuluar se shumica e gjermanëve nuk ishin të gatshëm për të mbrojtur vendin e tyre me armë në një konflikt të mundshëm të armatosur.

Rreth 61 për qind e të anketuarve thanë se “nuk ka gjasa” ose ishin “kategorikisht kundër” që të regjistroheshin dhe të merrnin armët.

Rreth 19 për qind thanë se “ndoshta” do të merrnin pjesë në luftë të armatosur kundër forcave okupuese.

Shifrat ishin në kontrast të plotë me përpjekjet e qeverisë gjermane për të krijuar mbështetje publike për një agjendë më ambicioze të politikës së mbrojtjes.

Qeveria e koalicionit e kancelarit Olaf Scholz hoqi dorë nga politika e matur e mbrojtjes së vendit pas luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe njoftoi një plan ambicioz prokurimi për të modernizuar forcat e armatosura të saj.

Javën e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Gjermanisë i duhen “rreth pesë deri në tetë vjet” për të qenë sërish “e aftë për luftë” dhe për të parandaluar kërcënimet ndaj Evropës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!