Sa mund t’i kushtojnë Shqipërisë satelitët në hapësirë

schedule13:40 - 27 Tetor, 2021

schedule 13:40 - 27 Tetor, 2021

Nisur nga deklarimet e Kryeministrit Rama, sipas të cilit Shqipëria do të hedhë në hapësirë dy satelitë në muajt e parë të vitit të ardhshëm, si dhe nga mungesa e informacionit sesa do i kushtojnë shtetit shqiptar nisma të tilla (në rast se ato do të paguheshin prej tij), iu drejtuam me disa pyetje Mariglen Angjellari. Angjellari ka punuar për disa vite si kimist në një Kompani që prodhonte Raketën  Vega C në fibra karboni. Ky produkt i shitej më pas Ariane Group. Ariane Group është kompania kryesore evropiane që menaxhon dhe ofron shërbime hedhje sateliti nga qendra hapsinore evropiane.  Tre pyetjeve tona Marengleni iu përgjigj si më poshtë:Cfarë është një satelit i hedhur në hapësirë?

Një satelit është njëaparaturë mjaft komplekse për tu hedhur në hapësirë, në orbita të ndryshme rreth tokës për qëllim nga më të ndryshmet nga ato teknike te ato ushtaraket. Funksionet kryesore kanë të bëjnë me me qëllimet e studimit, monitorimi, navigimi dhe transmetimi i të dhënave në rajone të ndryshme të Tokës. Përdoruesit mund të jenë publikë ose privatë.

Sa Kushton një Satelit?

Kostoja e prodhimit të një sateliti është shumë e lartë. Jo vetëm kaq por edhe kohët e pritjes janë shumë të gjata. Kjo për shkak sepse kërkesa për satelitë është shumë e lartë dhe kompanitë prodhuese janë shumë të pakta në gjithë botën. Kjo vjen ngaqë prodhimi i një sateliti është një proces inxhinierik shumë i komplikuar. Pra, duhet planifikuar në radhë të parë realizimi i një sateliti dhe më pas hedhja në hapësirë. Në kohët e sotme kjo gjë është mjaft e vështirë.

Çmimi i një sateliti varet nga shumë faktorë që nga kompleksiteti i realizimit të tij e deri te qëllimi i përdorimit. Madje ndikon edhe vendi i prodhimit të tij. Psh nëse flasim për satelitë që dërgohen për qëllime klimatike çmimi shkon deri në 300 milion Euro. Ndërsa çmimi i një sateliti spiun shkon në 500 milion Euro. Këtu duhet të shtohen edhe shpenzimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit që janë shumë të mëdha. Kërkuesi i shërbimit duhet të paguajë edhe frekuencat (bandat) njësoj siç operojnë transmetuesit televizivë. Këto kosto arrijnë deri në 1.5 milionë Euro në vit. Prodhuesit më të mëdhenj në Evropë janë Airbus Safran, OHB, Thales Alenia dhe SES.

Sa kushton hedhja në hapësirë e një sateliti?

Hedhja në hapësirë e një sateliti realizohet nga kompani apo institucione të specializuara në vende specifike e koordinata të caktuara tokësore, mundësisht ekuatoriale. Psh, Bashkimi Evropian (EU) ka vetëm një qendër për hedhjen e satelitëve. Ajo ndodhet në Gujanën Franceze, një vend ekuatorial në kufi me  Venezuelën në Amerikën e Jugut. Kjo qendër funksionon nën menaxhimin e Agjencisë Speciale Evropiane (ESA) dhe Agjencisë Speciale Franceze(CNES). Ariane Group është kompania kryesore evropiane që menaxhon dhe ofron shërbime hedhje sateliti nga qendra hapsinore evropiane. Raketat që shërbejnë për këtë qëllim janë 2, Ariane 5 dhe Vega C. Ndërtimi i këtyre raketave bëhet ekskluzivisht në vende evropiane si France, Itali dhe Gjermani. E njëjta kompani (Ariane Group) edhe të raketës ruse Soyz.

Kostoja e hedhjes së një Sateliti është e lidhur ngushtë me peshën e Satelitit dhe lartësinë e vendosjes së Satelitit në Hapësirë. Aktualisht, kostoja e hedhjes nga një kompani evropiane varion nga 25-40  mijë dollarë/kg. Çmime të ngjashme ofrojnë edhe kompanitë amerikane.  Çmimet e hedhjes në hapësirë kanë një diapazon të gjerë por minimumi shkon 10  milion dollarë.

Ka shpesh raste kur kompanitë ofrojnë lëshimin e disa satelitëve në të njëjtën hedhje për të minimizuar kostot. Në këtë rast çmimi mund të përgjysmohet ose edhe më pak.

Bisedoi: Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!