Sa më shumë hapa të mëdhenj të keni, aq më të mirë jeni në seks

schedule11:27 - 25 Maj, 2022

schedule 11:27 - 25 Maj, 2022

Sipas gjetjeve të një studimi japonez, meshkujt që hedhin hapa të vegjël kanë 40 përqind më shumë gjasa që të vuajnë nga impotenca se sa ata që bëjnë hapa të mëdhenj. Sipas studimit nga Universiteti Hirosaki, e gjitha varet nga forca e muskujve të legenit të tyre.

Studiuesit regjistruan ecjen e 324 burrave duke matur gjatësinë e hapave të pjesëmarrësve si dhe lartësinë e këmbëve të tyre, i njohur si “testi me dy hapa”. Burrat me hapa të vegjël kishin një rezultat mesatar prej 153 cm, ndërsa hapat e mëdhenj u konsideruan si rezultat mesatar prej 166 cm.

Rezultatet – të publikuara në Journal of Sexual Medicine – gjetën një lidhje midis hapave më të vegjël dhe mosfunksionimit erektil. Gjetjet mbështeten nga studime të mëparshme që lidhin uljen e aktivitetit fizik me një rrezik në rritje të mosfunksionimit erektil.

“Forca e muskujve dhe fleksibiliteti i legenit dhe këmbëve janë faktorë kyç për mosfunksionimin erektil”, thotë Dr Shingo Hatakeyama. “Ne besojmë se si mosfunksionimi erektil ashtu edhe hapat e vegjël mund të shkaktohen nga muskujt e dobët të legenit.”