PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PD, PS, LSI në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër

schedule00:10 - 26 Prill, 2021

schedule 00:10 - 26 Prill, 2021

Agim Tutulani është duke publikuar të dhënat e projeksionit të “Geo Cartography” në ABC duke zbardhur deri më tani se sa mandate merr secila parti në qarqet e vendit. Deri më tani janë zbardhur parashikimet për Shkodrën, Korçën dhe Gjirokastrën, e cila surprizon sipas Tutulanit duke marrë dy mandate.

Tirana sipas Tutulanit ndahet me nga 16 mandate për PS dhe PD, 2 mandate i merr LSI dhe për 2 mandate të tjera do të luftojnë PS, PD, LSI dhe PSD.

Sipas tij, në Gjirokastër mandatet ndahen 2 me 2 mes PS-së dhe PD-së, po ashtu një ndarje barabartë mes PS dhe PD me nga 5 mandate ndodh edhe në Korçë, ndërsa 1 mandat pritet ta marrë LSI.

Sa i përket Shkodrës, “Geo Cartography”  projekton 6 mandate të PD-së, 3 mandate të PS-së dhe 1 mandat të Tom Doshit duke lënë pa deputetë Jozefina Topallin dhe LSI-në.

Ndërkohë, në Elbasan raportohet se PS i ka të çimentuara 7 mandate dhe lufton për mandatin e 8, ndërsa PD pritet të marrë 6 mandate, kurse LSI merr 1 mandat. Tutulani shprehet se PS mund t’ja marrë PD-së mandatin nëse shkon në mandatin e 8.

Në lidhje me Durrësin Tutulani u shpreh se PD ka patur një rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit, e cila ka qenë një rritje mbi mesataren e vendit.

“Geo Cartography” parashikon një rezultat 6 mandate të sigurta për PS, 6 mandate të sigurta për PD dhe 1 mandat të sigurt për LSI-në.

Ndërkohë, sipas tij mbetet i diskutueshëm mes PD-së dhe PS-së mandati i fundit në Durrës, ku do të vendoset nësë opozita do të kalojë në një avantazh me dy mandate apo do të kemi një rezultat të barabartë PS përballë opozitës.

PD paraqitet më e fortë se 2017 në Fier, ku sipas Tutulanit ndarja e sigurt është se PS merr 8 mandate, PD merr 6 mandate dhe LSI një mandat.

‘Sot për sot janë 8 mandate të PS, 6 PD dhe një LSI. Kemi 1 mijë e më shumë. Me një seri variabël. PDIU jep shanse PD. PD ka shanse reale për të barazuar 8 me 8 me PS-në. Jemi 8-6-1 në këto momente. Një mandat është në lojë”, tha eksperti Agim Tutulani . 

PS duket se nuk i ruan dot mandatet e marrë në Vlorë duke zbritur në 8 të tilla, kurse PD pritet të ngjitet në 4 të tilla dhe një mandat pritet të marrë një mandat.

Mandatet sipas “Geo Cartography”

Tirana

PS- 16 mandate

PD – 16 mandate

LSI- 2 mandate

2 mandate të diskutueshme mes PS, PD, LSI dhe PSD

Durrës

PS – 6 mandate

PD- 6 mandate

LSI- 1 mandat

1 mandat i diskutueshëm mes PD dhe PS

Fieri

PS -8 mandate

PD – 6 mandate

LSI – 1 mandat

1 mandat i diskutueshëm

Vlora

PS- 8 mandate

PD – 4 mandate

LSI – 1 mandat

Korça

PS – 5 mandate

PD- 5 mandate

LSI – 1 mandat

Gjirokastër

PS – 2 mandate

PD -2 mandate

Shkodër

PS- 3 mandate

PD – 6 mandate

PSD -1 mandat

1 mandat i diskutueshëm

Elbasani

PS – 7 mandate

PD – 6 mandate

LSI – 1 mandat /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!