Rinovimi mes Drins Mertens dhe Napolit duket shumë larg, me palët që nuk po arrijnë të gjejnë marrëveshjen mes tyre për zgjatjen e bashkëpunimit.
Pas takimit që u bo mes palëve në fund të muajit prill në shtëpinë e Mertens në Belgjikë, ku presidenti De Laurentiis i kërkoi sulmuesit të nënshkrunte rinovimin e kontratës me të njëjtën pagë, përsëri nga Belgjika vjen një email, ku lojtari belg kërkon një kontratë 2 vjeçare ku të përfitojë në sezon 2 milionë euro plus bonuse.
Një kërkesë e tillë është e papranueshme nga Napoli, me drejtuesit që janë gati të paguajnë 1.5 milionë por jo më shumë.
Një tjetër çështje për t’u zgjidhur është edhe Kalido Koulibaly, i cili akoma nuk ka rinovuar me Napolin, me mbrojtësin që ka disa oferta në drejtim të tij.
Kontrata aktuale e senegalezit përfundon pas një viti, me drejtuesit që i kanë propozuar 4 milionë euro në sezon për rinovimin e kontratës, teksa pritet përgjigjja e mbrotësit.
Barcelona, Juventus dhe PSG janë në gjurmët e mbrojtësit, gjithsesi që Napoli ta lërë të lirë Koulibaly kërkon minimumi 40 milionë euro. /f.a/abcnews.al