Sa kushton vera me të cilën Barella festoi fitoren e Interit?

schedule17:50 - 28 Tetor, 2022

schedule 17:50 - 28 Tetor, 2022

Barella vendosi të hapte një shishe Griotte-Chambertin të vitit 2019 për të shprehur suksesin e Interit të tij në Ligën e Kampionëve.

Një fitore e veçantë që i lejoi skuadrës së tij të siguronte hyrjen në fazën eliminatore të Champions League, pavarësisht grupit të hekurt në të cilin përfshihej (me Bayernin dhe Barcelonën).

E kuqja Burgundy që piu Barella

Shishja e verës së kuqe (nga viti 2019) që mesfushori i Interit dhe Kombëtares e hapi për kualifikimin i kushtoi shumë shtrenjtë. Në internet mund të gjenden duke filluar nga një shifër afër 280 euro. Barella nuk kurseu asnjë shpenzim. Nuk është hera e parë që mesfushori poston imazhe të verës në rrjetet sociale. Vitin e kaluar ai kishte foton e tij në rrjetet sociale teksa shijonte një Meursault 1er Cru të vitit 2009 “Les Clos des Ambres”, një shishe për njohësit që arrin çmimin 1200 euro. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!