Sa kohë mund të ruhen ushqimet në frigorifer?

schedule09:21 - 16 Janar, 2021

schedule 09:21 - 16 Janar, 2021

Keni gatuar diçka dhe ju teproi? Zgjidhja është ruajtja në frigorifer, por sipas ekspertëve të shëndetit, ushqimet që mund të rezistojnë gjatë mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë. Por, sa qëndron ushqimi i gatuar në frigorifer?

Kjo varet nga lloji i ushqimit. Sipas rregullit të përgjithshëm rekomandohet mbajtja e ushqimit në frigorifer për rreth 3 deri në 4 ditë për shkak se edhe në temperaturat e ftohjes, mikroorganizmat rriten.

Sipas ekspertëve, veza e zier mund të rezistojë deri në 1 javë. Mishi viçi i gatuar, gjel deti apo mishi i derrit i pjekur në zgarë varion nga 3-4 ditë. Pica gjithashtu qëndron nga 3 deri në 4 ditë. Ndërsa supa varion nga 3 në 4 ditë, për sa kohë që ndodhet në një temperaturë prej 4 gradë Celsius. /abcnews.al/