Sa kohë i duhet dikujt për të rënë në dashuri? Kjo varet nga faktorë të ndryshëm. Megjithatë, shenja e Horoskopit mund të zbulojë shumë detaje, sipas Bustle.
Dashi – Shumë shpejt
Dashi njihet si një shenjë pasionante. Personat që i përkasin kësaj shenje jetojnë gjithmonë momentin. Kur bëhet fjalë për të rënë në dashuri, nuk ka asnjë shenjë që e bën atë më mirë. Janë liderë, të guximshëm dhe pëlqejnë të jenë në vendin e shoferit. Pasi e kanë vënë syrin diku, janë të vendosur ta ndjekin atë dashuri. Megjithëse priren të bien brenda shumë shpejt, të qëndrojnë të dashuruar është një histori tjetër.
Demi – Ngadalë
Demi, shenja më sensuale ka nevojë për një tërheqje fizike para së gjithash. Tërhiqen drejt njerëzve të fortë dhe të qëndrueshëm. Duhen më shumë se disa takime për të parë nëse dikush mund t’u ofrojë sigurinë që u nevojitet në një marrëdhënie. Ata duan të jenë të sigurt se personi është i përshtatshëm për mendjen, trupin dhe shpirtin e tyre. Edhe nëse i duhet pak kohë për të rënë në dashuri, qëndrojnë të dashuruar për një kohë vërtet të gjatë.
Binjakët – Ngadalë
Është një shenjë që kërkon pak kohë për t’u dashuruar. Binjakët janë shumë të shoqërueshëm dhe u pëlqen të takojnë njerëz të rinj. Për t’i bërë të dashurohen, duhet të stimulohen mendërisht. Tërhiqen nga inteligjenca, batutat dhe sarkazma. Binjakët priren të mërziten shumë shpejt. Kur e kuptojnë se kanë folur me të njëjtin person prej muajsh, atëherë fillojnë dhe pyesin veten nëse kanë rënë në dashuri.
Gaforrja – Shumë shpejt
Njihet si një shenjë e ndjeshme dhe emocionalisht në harmoni me njerëzit e tjetë. Janë të dhembshur, të dashur dhe edukues. Priren të jenë pak të turpshëm në fillim, por kanë shumë dashuri për të dhënë dhe nuk e kanë problem të dashurohen shpejt. Kjo shenjë e sheh dashurinë si një angazhim afatgjatë. Ata kanë nevojë për një partner që mund t’i bëjë të ndihen të sigurt. Kur ata gjejnë dikë që i sheh vërtet ashtu siç janë, lidhen emocionalisht dhe ka të ngjarë të qëndrojnë të tillë për një kohë të gjatë.
Luani – Shumë shpejt
Luani njihet si një nga romantikët më të mëdhenj të Horoskopit. Këtyre personave, mund t’ju duhet pak kohë për t’iu përkushtuar dikujt. Megjithatë, si shenja zjarri, zemrat dhe dëshirat e tyre priren të sundojnë mbi çdo gjë tjetër. Luani është një person karizmatik dhe shpesh një person që mund të marrë vendime shpejt. Luanët kanë një tendencë për t’u dashuruar paksa shumë shpejt. Kur ta bëjnë, do të jenë besnikë derisa të kenë një arsye për të mos qenë.
Virgjëresha – Shumë ngadalë
Virgjëreshat nuk nxitojnë për të rënë në dashuri. Ata janë më të fokusuar te puna dhe produktiviteti dhe më pak te romanca dhe takimet. Virgjëresha zakonisht nuk është e interesuar për askënd që do ta konsideronte rrezik. Për të fituar zemrën e një Virgjëreshe, është e rëndësishme të ecni ngadalë dhe të lejoni që gjërat të zhvillohen natyrshëm. Virgjëresha është një shenjë serioze që i pëlqen t’i rregullojë gjërat siç duhet. Nëse arrini t’i bëni përshtypje kësaj shenje me shpresat dhe planet tuaja për një të ardhme të qëndrueshme, mund ta gjeni veten në listën e saj.
Peshorja – Shpejt
Peshorja është një tjetër shenjë që e do dashurinë dhe është një romantike e vërtetë. Personat që i përkasin kësaj shenje pëlqejnë të jenë socialë dhe të bëjnë miq të rinj. Ata janë gjithashtu shumë simpatikë dhe u pëlqen të flirtojnë. Nëse ata gjejnë dikë që është i bukur nga brenda dhe jashtë, dhe që është i gatshëm të bëjë përpjekje për ta, mund të dashurohen shumë shpejt. Ata duan qe të gjejnë dikë që është i gatshëm të japë aq sa merr.
Akrepi – Ngadalë
Akrepët njihen si persona të thellë, sensualë dhe pasionantë. Ata i duan këto tipare dhe preferojnë që t’i ketë dhe partneri i tyre. Ata tregohen shumë diskretë derisa t’ju besojnë plotësisht. Meqenëse priren të jenë dyshues, duhet pak kohë për të fituar besimin dhe dashurinë e një Akrepi. Duhet të ketë një lidhje emocionale dhe magnetike që ata të bien në dashuri. Por kur bien brenda, nuk heqin dorë kollaj nga dashuria.
Shigjetari – Ngadalë
Nga të gjitha shenjat e Horoskopit, Shigjetari është shenja që nuk ka nevojë për një lidhje për të qenë të lumtur. Ata janë aventurierë. Ata duan të udhëtojnë, mendërisht dhe figurativisht. Duan njerëz me të cilët mund të eksplorojnë, duan argëtim dhe liri. Nëse ata gjejnë dikë që nuk ua “mbyt” ndjenjën e lirisë dhe që është i gatshëm të eksplorojë botën me ta, ata do të bien kokë e këmbë brenda. Në marrëdhënie, janë plotësisht të sinqertë. Nuk janë tip i dhuratave dhe shpesh interpretohet si mungesë ngrohtësie apo konsiderate.
Bricjapi – Shumë ngadalë
Bricjapët marrin kohën e duhur kur bëhet fjalë për dashurinë. Ata i duan njerëzit që punojnë shumë, janë të përgjegjshëm dhe marrin iniciativa. Shumë të rinj tërhiqen nga personat më të mëdhenj në moshë pasi ata kanë më shumë gjasa për sukses. Ata aplikojnë të njëjtat metoda në biznes si me dashurinë. Ata duan që dashuria t’ia vlejë. Iu duhet kohë për të përcaktuar nëse dikush ia vlen apo jo. Lëvizin me një ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm. Në fund të fundit, nëse ata do të angazhohen me dikë për të gjithë jetën, pse të nxitojnë?
Ujori – Shumë ngadalë
Ujori është një tjetër shenjë që nuk ka shumë nevojë për një lidhje romantike për të qenë të lumtur. Këta persona janë të shoqërueshëm dhe tërhiqen nga njerëz që nuk kanë frikë të tregojnë veten e tyre. Iu pëlqen të bëjnë miq nga vende të ndryshme dhe kanë një dëshirë për të krijuar ndryshime në botën përreth tyre. Priren të përqendrohen më shumë në komunitet sesa tek një partner romantik. Nuk do të thotë se nuk do të dashurohen kurrë, thjesht iu duhet shumë kohë. Kur bien në dashuri, ata priren të dashurohen marrëzisht dhe bëjnë gjithçka që munden për marrëdhënien.
Peshqit – Shumë shpejt
Nëse ka një shenjë që ka më shumë gjasa të bie në dashuri me shikim të parë, është Peshqit. Kjo shenjë bie në dashuri shpejt dhe si rezultat është e prirur të lëndohet më shpesh se të tjerët. Të lindurit e kësaj shenje janë shumë të ndjeshëm dhe nuk e trajtojnë mirë neglizhencën emocionale. Ata preferojnë që partnerët të jenë emocionalisht të kujdesshëm ndaj tyre. Për sa kohë që e kanë bërë këtë, ata mund të qëndrojnë të dashuruar përgjithmonë. /abcnews.al