Një shkëmbim mjaft i rëndësishëm i të burgosurve të luftës ndodhi mes Ukrainës dhe Rusisë, si pjesë e të clit u rikthyen në atdhe edhe luftëtarët e batalionit Azov.
Shumë anëtarë të Regjimentit Azov u ngujuan në fabrikën e çelikut Azovstal për javë të tëra në fillim të këtij viti, derisa u kapën robër nga Rusia.
Në korrik, Gjykata e Lartë ruse e njohu Regjimentin Azov të Ukrainës si një organizatë terroriste dhe ndaloi aktivitetet e tij në Rusi.
Në atë kohë, kryetari i Komisionit të Monitorimit Publik të Moskës, Georgy Volkov, pretendoi se kanibalizmi praktikohej nga anëtarët e Azov, duke iu referuar asaj që ai tha se ishte dëshmia e një militani të kapur.
Megjithatë, mes të liruarve mbrëmë ishin komandanti i Azov Denys Prokopenko dhe zëvendësi i tij, Svyatoslav Palamar. Zhvillimi ka shkaktuar zemërim dhe konfuzion të konsiderueshëm në mesin e komentuesve rusë pro luftës në internet, raporton BBC.
“A do të shpjegojë dikush atë që sapo ka ndodhur? A do të mbahet dikush përgjegjës për gjithë këtë? Sa keq Stalini nuk është më”, shkruante dikush në Telegram.
“Ky është më keq se një krim… dhe më keq se një gabim. Kjo është marrëzi e pabesueshme. Ose sabotim i qëllimshëm”, tha ish-shefi ushtarak i rebelëve pro-rusë në Donetsk Igor Strelkov.
“Një goditje e rëndë reputacioni, pavarësisht se si e shikoni”, tha kanali Telegram Rybar. /abcnews.al