Sa ishin humbjet e klubeve legjendare në sezonin 2020-2021?

schedule10:35 - 21 Shtator, 2021

schedule 10:35 - 21 Shtator, 2021

Ekipet e mëdha evropianë kanë raportuar humbje të mëdha në sezonin 2020-21, me Juventusin të dytin në listë duke regjistruar një humbje prej 210 milionë eurove në sezonin e kaluar.

Disa prej klube që kanë publikuar të dhënat janë në gjendje të vështirë, Juventus, i cili është aktualisht në vendin e 18-të në Serie A, është njëri prej klubeve që ka raportuar humbje prej 210 milionë eurove në sezonin 2020-21.

Eksperti financiar Marco Iaria nga La Gazzetta dello Sport zbulon numrat e tmerrshëm të gjigantëve dhe zbulon se Interi dhe Roma ende nuk kanë regjistruar humbjet e tyre nga sezoni i kaluar.

Inter thuhet se pritet të zbulojë një humbje të ngjashme me Juventusin prej afërsisht 210 milionë euro, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

Paris Saint-Germain dhe Manchester City nuk i kanë regjistruar numrat e tyre, pasi Real Madridi është skuadra e vetme në anën plus, pasi që zbuloi shifrat për sezonin 2020-21.

Rezultatet financiare që kanë publikuar klubet kryesore për sezonin 2020-21.

Barcelona: -481 milionë euro.

Juventus: -210 milionë euro.

Manchester United: -104 milionë euro.

Borussia Dortmund: -73 milionë euro.

Real Madrid: 1 milion euro. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!