Sa i vjetër është planeti Tokë?

schedule23:52 - 21 Gusht, 2022

schedule 23:52 - 21 Gusht, 2022

Toka është planeti i tretë më i afërt me Diellin dhe i pesti më i madhi në masë në Sistemin Diellor dhe, në veçanti, më i madhi ndër planetët tokësorë, domethënë planetët me kore të fortë (Marsi, Venusi, Mërkuri) . Toka është i vetmi trup qiellor i njohur që strehon jetë.

Fillimisht përbëhej nga një zonë ranore bregdetare. Rëra më pas u shndërrua në shtresa mikrobike (që përbëhet kryesisht nga cianobaktere, të njohura gjithashtu si algat blu-jeshile) dhe më pas në shkëmbinj, duke ruajtur mineralet mikrobike brenda shkëmbit.

Deri vonë ne e dinim se planeti ynë është 2.9 miliardë vjet i vjetër. Të paktën këtë e dëshmuan shkëmbinjtë më të vjetër sedimentarë të gjetur në Afrikë.

Megjithatë, shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Old Dominion i Virxhinias u befasuan kur u gjendën në rajonin Pilbara të Australisë Perëndimore, ku – duke kërkuar për gjurmët e hershme të jetës – zbuluan shkëmbinj që datojnë 3.5 miliardë vjet më parë!

Pra, mosha e planetit u rrit me 0.6 miliardë vjet!

Dëshmitë fizike të jetës së hershme përfshijnë grafitin e gjetur në shkëmbinjtë sedimentarë në Grenlandën jugperëndimore, si dhe “mbetje të materialit biotik” të gjetur në shkëmbinjtë 4.1 miliardë vjeçarë në Australinë Perëndimore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!