Sa i vërtetë është besimi “dashuria vjen me pranverën”

schedule11:49 - 27 Prill, 2022

schedule 11:49 - 27 Prill, 2022

Sipas shumë njerëzve, pranvera është një periudhë veçanërisht e favorshme për lulëzimin e dashurive të reja. Edhe nëse stina është konsideruar gjithmonë si periudha më e favorshme për të rënë në dashuri, shkenca dhe statistikat nuk përputhen plotësisht. Pra, le të shohim argumentet në favor dhe ato që tentojnë të hedhin poshtë këtë besim.

Ditët e bukura na “gudulisin” të kërkojmë gjëra të reja, fakti i të qenit më shumë në natyrë favorizon takimet si mes njerëzve që tashmë janë pjesë e rrethit tonë të njohjes, ashtu edhe mes të tjerëve apo edhe në vende dhe zona krejtësisht të reja. Natyra, klima e butë dhe e këndshme na predispozojnë për dëshirën për ta lënë veten të shkojë në diçka ndryshe.

Drita

Drita ka një efekt të rëndësishëm në funksionimin e orës sonë biologjike dhe ka një rol aktiv në prodhimin e hormoneve që na bëjnë më të prirur ndaj aktiviteteve dashurore dhe në të njëjtën kohë e bëjnë më të lehtë mekanizmin e tërheqjes. Më pas na takon neve, natyrisht, të vendosim nëse do të shkojmë apo jo me këtë impuls, shkruan abcnews.al.

Fakti i të kaluarit sa më shumë kohë në ajër të hapur, përveçse na predispozon për ndjenja, ka një efekt të dobishëm afatgjatë në trupin tonë: përmirëson humorin, stimulon metabolizmin, nxit prodhimin e vitaminës D, thelbësore për shëndetin e kockave. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, na jep një çehre më të shëndetshme.

Veshjet

Temperaturat më të buta na bëjnë të zgjedhim rroba më të lehta, duke filluar të zbulojmë trupin dhe të zbulojmë format e tij. Kjo është edhe arsyeja pse ne jemi të shtyrë të bëjmë më të mirën.

Por në realitet, dashuria “fryn” gjithë vitin

Shkenca dhe statistikat tregojnë histori të ndryshme. Lloji njerëzor ka evoluar në atë mënyrë që të garantojë një konstante seksualiteti në çdo muaj të vitit. Fertiliteti i femrës nuk ka prirje sezonale por ndodh në bazë të një cikli mujor sipas të cilit mundësia e ngjizjes është e njëjtë në çdo muaj të vitit. Kështu, seksualiteti merr një kuptim tjetër dhe nuk përjetohet më vetëm për qëllime riprodhuese, por si një element kënaqësie dhe konsolidimi afektiv nga ana e çiftit.

Edhe pse, sipas shkencës, ne njerëzit nuk kemi një sezon të duhur çiftëzimi, asgjë nuk na ndalon të kënaqemi me një romancë të vogël. Janë të zakonshme ecjet dorë për dore në park, duke admiruar fytyrën e personit që duam së bashku me gjelbërimin e ri të bimëve. Në fund të fundit, zemra nuk njeh stinë dhe gjëja e rëndësishme është të jesh vigjilent për të kapur mundësitë kur ato shfaqen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!