Sa i sigurt është një udhëtim ajror nëse jo të gjithë mbajnë maskë?

schedule13:02 - 20 Prill, 2022

schedule 13:02 - 20 Prill, 2022

Që kur gjyqtarja Kathryn Kimball Mizelle në Florida vendosi të heqë maskën në transportin publik , linjat ajrore kryesore kanë njoftuar se të gjithë pasagjerët fluturimet e brendshme, por edhe disa fluturime ndërkombëtare, do të të jenë në gjendje të udhëtojnë pa maskat e tyre.

Në një kohë kur shumë thonë se janë të kënaqur me masën e mësipërme, një pjesë po aq e madhe e popullsisë është e shqetësuar se sa e sigurt do të jetë lëvizja e tyre. Dhe nëse ndodh që të udhëtojmë në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër që vendos se nuk ka nevojë për maskë, si do të ndihemi mes të huajve që zgjedhin të mos veshin të tyren?

Ekspertët pajtohen që, edhe nëse mbajmë maskën tonë, ne jemi të mbrojtur deri në një farë mase. Siç tha pediatri dhe epidemiologu Andrew Handel për Huffington Post, “të mbash vetëm një maskë është sigurisht më pak efektive sesa të mbash të dyja, por është më efektive sesa të mos mbash një.”

Sa të sigurt jemi kur ata rreth nesh nuk mbajnë maskë?

Maskat KN95, KN84 dhe N95 na mbrojnë, sepse ato filtrojnë molekulat e ajrit që thithim. Pëlhurat dhe maskat kirurgjikale nuk na mbrojnë ndjeshëm nga mutacioni shumë ngjitës i Omicron, por hulumtimet kanë treguar se nëse aplikohen siç duhet, rreziku i ekspozimit reduktohet ndjeshëm.

Amesh Afalja, një epidemiolog dhe studiues në Universitetin Johns Hopkins, këmbëngul se përdorimi i një maske qoftë edhe nga një person është “shumë i sigurt”, siç shpjegon ai për HuffPost, ashtu si mjekët që trajtojnë pacientët me Covid ose tuberkuloz.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se avionët kanë sisteme të shkëlqyera ventilimi, të cilat largojnë shumicën e molekulave të SARS-CoV-2 nga ajri. Kjo do të thotë se udhëtimi ajror është më i sigurt se një qendër tregtare e mbushur me njerëz, ku të gjithë mbajnë maskë.

Në çdo rast, shumica e ekspertëve rekomandojnë përdorimin e një maskë të dyfishtë ose N95, KN95, FFP2, KFN94. Nëse udhëtojmë dhe jemi të vetmit që veshim tonat, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të sigurohemi që ajo të mbulojë hundën dhe gojën, duke mos lënë boshllëqe në mjekër, mollëza dhe në zonën e hundës.

Çfarë mund të bëjnë prindërit që udhëtojnë me fëmijët e tyre?

Nëse jemi në aeroplan ose aeroport ku përdorimi i maskës nuk është i detyrueshëm, duam t’i mbrojmë më shumë fëmijët tanë, edhe nëse janë plotësisht të vaksinuar. Sipas Adaljas, “nëse fëmija nuk i përket një grupi vulnerabël, edhe nëse mban vetëm maskë, ai mbrohet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!