Sa i keq vendi i fundit/ Kombëtarja dështoi në këtë Ligë të Kombeve, “Kuqezinjtë” e Sylvinho mes zhgënjimit e shpresës

schedule17:56 - 24 Nëntor, 2024

schedule 17:56 - 24 Nëntor, 2024

E humbim krejtësisht shpresën pas disfatës.

Tifozët dhe mediat janë në shok në përfundim të Ligës së Kombeve, ku verdikti për kombëtaren ishte maksimalisht negativ:

Dolëm në vend të fundit dhe ramë nga kategoria.

Kontrasti është tepër I fortë në krahasim me objektivin dhe shpresën për t’ia dalë, pra për t’u ngjitur në Ligën A, dhe për të synuar finalet e Botërorit nëpërmjet këtij konkurrimi.

Edhe pse nuk është hera e parë që zhgënjejmë, apo që jemi më keq se të tjerët, madje ky ka qenë rregulli në pjesën më të madhe, sërish atmosfera rreth ekipit përfaqësues është si të ishte mortore.

Humbja me Ukrainën I vuri vulën asaj për të cilën u dyshua që në sfidën kundër Çekisë.

Kombëtarja nuk arriti dot të imponohej ndaj kundërshtarëve në grup, dhe ishte inferiore ndaj të gjithëve.

Thuajse në çdo ndeshje, ekipi I drejtuar nga trajneri Silvinjo e mbajti më pak topin, dhe mesatarja ishte 43.8 për qind.

Më keq me gjuajtjet.

Kombëtarja realizoi gjithsej 49 goditje në gjashtë ndeshje, me mesatare 8 për çdo sfidë, ndërsa pranoi 70 nga kundërshtari.

Pra, gati 40 për qind më shumë.

Edhe më poshtë ishim me saktësinë, me gjetjen e kuadratit të portës, pasi ia dolëm 15 herë, pra dy herë e gjysmë në çdo sfidë, ndërsa kundërshtari e gjeti portën e Strakohës 24 herë, që do të thotë 1.6 herë më shumë.

Gjithsesi, Shqipëria pati 7 pikë, deri në ndeshjen e fundit synonte vendin e parë, dhe deri në sekondat e fundit mund të shkonte në plej of si e dyta.

Një fenomen negativ I kombëtares ishin golat e pësuar që në fillim, ndërsa në të kaluarën problemi ynë kryesor ishin rrjetat që merrnim në fund.

Cili duhet të jetë vlerësimi për Silvinjon?

Ajo që nuk dimë atmosfera në ekip.

A I ka Silvinjo lojtarët me vete, a ka unitet?

Këto janë themelore për një skuadër futbolli, ndërsa dihet se pakënaqësitë ekzistojnë.

Babai I Myrto Uzunit ka akuzuar hapur trajnerin brazilian se po I ha hakun djalit të tij, duke e lënë jashtë Europianit, e duke mos e aktivizuar.

Vetë Uzuni u përpoq të shuante gjakrat me postimin e tij në rrjetet sociale, dhe me mesazhin “të bashkuar”, por çështja mbetet e hapur.

Cili do të jetë fati I Silvinjos?

Presidenti I Federatës, Armand Duka, njeriu që ka tagrin të zgjedhë dhe shkarkojë drejtuesit e kombëtares, nuk la dyshime për këtë.

Duka nxorri përfundimet e tij në një mesazh në faqen e tij në FB, me kritika, por edhe disa nota të mira për kuqezinjtë dhe për teknikun, dhe me porosinë për të kthyer faqen në të ardhmen.

Pra, kualifikimin për herë të parë në Botëror do ta kërkojmë sërish me Silvinjon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!