Në Prill, aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të cilin e kanë quajtur Kurt Efe. Ndonëse është treguar hermetik, aktori është parë për herë të parë me djalin në publik.
![]()
Por edhe pse ata vetë nuk postojnë foto në rrjete sociale, nuk mund t’ju shpëtojnë kuriozitetit të paparacëve të cilët i kanë fotografuar gjatë pushimeve. Sipas miqve të çiftit, vogëlushi është bjond si i ati por i ngjan mamasë së tij, shkruan gazeta turke “Tavkim”.




