Sigurisht që është një mendim që ka kaluar në mendjen e të gjithëve, por kush mund të përgjigjet me siguri për numrin e dashurive tona të vërteta dhe eksitimet e thjeshta?
Një kërkim i ri nga kompania “Out People” vjen për të dhënë përgjigje, pasi ka studiuar përgjigjet e 504 vullnetarëve të moshës midis 18 dhe 55 vjeç.
Çfarë treguan rezultatet?
Sado e pabesueshme të na duket, 20% e pjesëmarrësve u përgjigjën se ai ka rënë në dashuri vetëm një herë në jetën e tij. 28% pohuan se dashuria e tyre ka trokitur dy herë në derë, ndërsa 18.9% tri herë. Po për pjesën tjetër?
4.6% përjetuan dashurinë nga gjashtë deri në nëntë herë, ndërsa 7.6% më shumë se 10 herë!
Mesatarisht, megjithatë, njeriu bie në dashuri rreth katër herë në jetën e tij!
Burrat dhe gratë duket se kanë rënë në dashuri mesatarisht rreth 4 herë.
Me siguri, megjithatë, kjo është diçka krejtësisht subjektive dhe varet nga faktorë të tillë si karakteri, personaliteti, përvojat dhe pasuria e secilit./abcnews.al