Profesioni i trajnerit është një nga më të vështirët. Në një moment je i mbushur me elozhe dhe komplimente, teksa mjafton që diçka të mos shkojë mirë dhe ti je i pari që e pëson. Samuel Nikaj ka drejtuar me sukses skuadra të ndryshme.
Shumë prej të cilave i ka ngjitur një kategori më lart, por edhe shkarkimet nga detyra nuk i kanë munguar. 43-vjeçari shkodran, i cili qëndron pushim prej muajit gusht kur i dha fund aventurës me Burrelin, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Kam kuptu dicka , pas 16 viteve ne zanatin e tranjerit : Ne futboll nuk ka mirenjohje , pas disa titujsh si kampion ,…
Posted by Samuel Nikaj on Friday, 25 December 2020
“Kam kuptu diçka , pas 16 viteve ne zanatin e tranjerit: në futboll nuk ka mirënjohje, pas disa titujsh si kampion, pas 10 fitoresh rresht, pas 22 ndeshjesh pa humbje, mjaftojnë 2 a 3 ndeshje pa fitore dhe je njeriu me i sharë , kjo situatë ta shpifff“, shkruan trajneri shkodran. /abcnews.al