Sa gjatë mund të qëndrojë sallata jashtë frigoriferit?

schedule20:21 - 17 Shtator, 2021

schedule 20:21 - 17 Shtator, 2021

Sapo mbaruat vaktin tuaj por kishte mbetur shumë sallatë. Dhe tani, çfarë të bëni? Nga njëra anë ju vjen keq që e hidhni, por nga ana tjetër lind pyetja. Nëse e lini jashtë mjaftueshëm, a do të jetë e sigurt ta konsumoni më vonë?

Përgjigja është se sallatat mund të mbahen të sigurta në temperaturën e dhomës për rreth dy orë  ose një orë nëse temperatura është mbi 32 gradë Celsius. Kjo vlen për sallatat e bëra me perime jeshile si marule, spinaq dhe misër, si dhe sallatat e bëra me ushqime të gatuara, siç janë sallatat me patate, makarona, vezë ose pulë.

Në rastin e sallatave të gjelbra, të gjitha frutat dhe perimet e freskëta duhet të ruhen në frigorifer brenda dy orësh pasi të priten ose qërohen, sipas ekspertëve të bujqësisë në Universitetin Davis në Kaliforni. Bakteret e dëmshme mund të shumohen me shpejtësi në produktet e prera, përfshirë sallatat jeshile, të cilat janë lënë në temperaturën e dhomës për ca kohë.

Kur bëhet fjalë për sallatat e përmendura më lart, Departamenti Amerikan i Bujqësisë vëren se është e rrezikshme të hahet çdo ushqim i gatuar që është lënë në temperaturën e dhomës për dy orë ose më shumë (ose 1 orë mbi 32 Gradë Celsius). Arsyeja është se bakteret rriten shpejt kur ushqimi i gatuar mbahet në temperatura midis 4.5 dhe 60 gradë Celsius.

Nëse përgatitni një sallatë për drekë dhe nuk e konsumoni atë brenda dy orësh pasi të dilni nga shtëpia, sigurohuni që ta ruani me një pako akulli për ta mbajtur atë të ftohtë, kështu që është më e sigurt.

Kur të keni mbaruar vaktin tuaj, përpiquni ta vendosni sallatën përsëri në frigorifer sa më shpejt të jetë e mundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!