Sa e rrezikshme është mbajtja e celularit në xhep? Studimi tregon se si ndikon te burrat

schedule12:05 - 5 Mars, 2022

schedule 12:05 - 5 Mars, 2022

Tani të gjithë ne kemi një celular që na shoqëron gjithmonë dhe kudo. Shpesh e mbajmë në dorë ose në xhep. Por sa të dëmshme mund të jenë këto zakone? Efektet e mundshme të dëmshme të valëve që lëshojnë këto pajisje nuk ndikojnë vetëm në tru.

Ka studime që konfirmojnë se mbajtja e celularit në xhepin e përparmë të pantallonave mund të dëmtojë shëndetin. Një studim nga Qendra Mjekësore Technion dhe Carmel në Izrael, tregoi se ka disa rreziqe të mundshme që lidhen me organin gjenital mashkullor.

Studiuesit rekomandojnë të shmangni mbajtjen e telefonit në xhep sepse rrezatimi mund të ndërhyjë në shëndetin e mirë të spermës dhe të rrisë rrezikun e infertilitetit. Me sa duket, nxehtësia e zhvilluar nga rrezatimi është e dëmshme për spermatozoidet sepse zvogëlon lëvizshmërinë dhe vitalitetin.

Cilat janë rreziqet për gratë? Ekspertët thonë: “Ekspozimi ndaj rrezatimit në fakt mund të shkaktojë një reduktim të numrit të ovociteve dhe të shkaktojë probleme të fertilitetit”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!