Kur bëhet fjalë për personazhet e njohur, të gjithë jemi kuriozë se sa paguhen.
Këtij kurioziteti nuk i ka shpëtuar as Llazina, e cila ka pyetur moderatoren e “Kosheres”, Jona Spahiun se sa e ka rrogën.
Ajo nuk ka dashur ta zbulojë dhe mes vajzave është krijuar një situatë shumë komike, derisa Jona thënë një shifër për të shuar kuriozitetin.
Një pjesë nga dialogu mes tyre:
Llazina: O Jona sa e ke rrogën ti?
Jona: E para nuk është e udhës të bësh këto pyetje dhe e dyta, mund t’i bije pak nga Kina.
Llazina: O Jona ke qenë ndonjëherë në Kinë ti?
Jona: Jo.
Llazina: Po sa e ke rrogën?
Jona: Shiko tani, e kam të kënaqshme. Të mjafton kjo?
Llazina: Po me sa zero është kënaqësia jote?
Jona: Llazina nuk më pëlqen të flas për vete, janë gjëra shumë personale.
Llazina: I merr nja 200 mijë lekë në muaj ti Jona?
Jona: Marr 400./abcnews.al