Sa do të kushtonte sot Statuja e Lirisë?

schedule18:04 - 3 Tetor, 2021

schedule 18:04 - 3 Tetor, 2021

Statuja e Lirisë, e vendosur në Liberty Island në New York, është një simbol universal i lirisë. Fillimisht u konceptua si një emblemë e miqësisë mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara por me kalimin e viteve, është bërë shumë më tepër. Ishte një dhuratë nga Franca për 100 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës dhe kushtoi 250,000 dollarë.

Ndërtimi filloi në 1875 dhe nuk përfundoi deri në 1885. Më pas u çmontua në 350 pjesë, për t’u dërguar në New York City. Ajo u përurua zyrtarisht më 28 tetor 1886. U projektua nga skulptori francez Frederic-Auguste Bartholdi me inxhinierin Gustave Eiffel, i cili më vonë projektoi Kullën Eifel, një simbol tjetër botëror.

Statue of Liberty | History, Information, Height, Poem, & Facts | Britannica

Fillimisht francezët kishin planifikuar ta përfundonin më herët por u shty për shkak të nevojës për fonde. U desh më shumë kohë për të mbledhur 250,000 dollarët e nevojshëm. Nuk duken shumë, por 250,000 dollarë në shekullin e 19-të do të ishin të njëjta me miliona dollarë sot. Tani do të kushtonte se 5.5 milion dollarë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!