Ahmetaj zbulon në ABC “faturën” e rindërtimit: Pse më kthehu Rama në qeveri

schedule23:18 - 5 Prill, 2021

schedule 23:18 - 5 Prill, 2021

Ministri i Rindërtimi Arben Ahmetaj ka dhënë për herë të parë shifrën e plotë të faturës së rindërtimit në vendin tonë. Në emisionin “Log.” nga gazetari Endri Xhafo, Ahmetaj u shpreh se në total bashkë me grantet fatura përllogaritet në pak më pak se 1.1 mld dollarë në total. Konkretisht ministri shpjegoi se janë 720 mln dollarë pa grantet, ndërsa këta të fundit janë përafërsisht 350 mln dollarë. Ai theksoi se për buxhetuar për vitin 2022 janë 220 mln € të tjera

“720 milion dollarë pa grantet. Unë mendoj që do ta shtojmë. Ky është proces super-transparent. Auditohet nga KLSH dhe nga çdo auditues i brendshëm. KE është shprehur për transparencën e procesit. Unë do të them listën me detaje. 

Kur kam shkruar ligjin e kam bërë që çdo vendim të jetë VKM.  Për dijeni, punimet në terren kanë ecur më shumë se faturimet. 205 mln euro që i bie 350 mln dollarë, pra më pak se 1.1 mld dollarë do shkojë e gjithë fatura bashkë me grantet”, deklaroi Ahmetaj.

Ministri u pyet edhe për rikthimin e tij në qeveri ku theksoi se e ka nisur si ndihmës në ministrinë e Financave.

“Unë i besoj kryeministrit shumë. Kam 22 vjet që mbaj ngarkesë. Ka dhe njerëz që mbajnë ngarkesë më të vogël. Kjo i takon kryeministrit. Në politikë ti ikën kur publiku nuk të voton më. Unë mbaj ngarkesë sa të duash.

Unë kam karrierë politike të filluar që nga ndihmës në ministri financash. Këto janë histori njerëzish, dhe jo të partisë socialiste. Qytetarët do na votojnë sa punëtor është ky, sa mban ky në kurriz. Lista që ka bërë partia socialiste është diskutuar në kryesi.

Unë e kam parë, kam qenë atje. Rëndësi ka sa votohet partia socialiste. Pastaj kanë rëndësi emrat. Ikjet dhe daljet në qeveri janë taktikë e kryeministrit. Ka raste kur dështojnë ministrat ti nuk i mban dot. Është një ndeshje. Ai është kapiteni dhe trajneri dhe gjykon kush hyn dhe kush futet”, deklaroi Ahemtaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!