Hakerat të lidhur me Kinën, sulm kibernetik ndaj agjencive qeveritare amerikane

schedule15:13 - 13 Korrik, 2023

schedule 15:13 - 13 Korrik, 2023

Hakerat kineze kanë hakuar emailet e dhjetëra organizatave, duke përfshirë disa agjenci qeveritare të Shteteve të Bashkuara, në një fushatë të dukshme spiunazhi që synon informacione të klasifikuara, thanë Microsoft dhe Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët amerikanë dhe Microsoft janë përpjekur në heshtje javët e fundit për të vlerësuar ndikimin e sulmit kibernetik, i cili synonte sistemet e postës elektronike.

Agjencia federale ku u identifikuan për herë të parë hakerat kinezë ishte Departamenti i Shtetit, tha një person i njohur me këtë çështje për CNN. Departamenti i Shtetit raportoi më pas aktivitetin e dyshimtë te Microsoft.

Dhe Departamenti i Tregtisë, i cili ka vendosur sanksione ndaj kompanive kineze të telekomunikacionit, është sulmuar.

Hakerët hynë në llogarinë e postës elektronike të Sekretares së Tregtisë Gina Raimondo.

U zbulua se hakerat kinezë synonin një numër të vogël agjencish federale dhe vetëm një numër të vogël llogarish zyrtare të postës elektronike, thuhet nga burime të njohura me çështjen.

“Microsoft njoftoi Departamentin e Tregtisë për një shkelje në sistemin Office 365 të Microsoft dhe Departamenti ndërmori masa të menjëhershme,” tha një zëdhënës i departamentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!