Ryan Giggs, si sot 29 vite më parë nisi historia e një legjende

schedule19:49 - 4 Maj, 2020

schedule 19:49 - 4 Maj, 2020

Data 4 maj do të mbahet mend gjatë nga legjenda e Manchester United, Ryan Giggs. Si sot 29 vite më parë, ish-futbollisti nga Uellsi shënoi golin e parë me “Djajtë e Kuq”.

Gjatë karrierës së tij shumë të gjatë, Giggs shënoi 168 gola për Manchester United, duke u bërë golashënuesi i shtatë më i mirë në historinë e një prej klubeve më të mëdha në botë.

Gjithashtu, Giggs ka qenë shumë i suksesshëm dhe në trofetë e fituar. Plot 34 trofe të fituar, mes tyre dhe 13 tituj në Premier League. Një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur në kampionatin anglez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!