Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ryan Giggs lirohet nga akuzat për abuzim psikologjik dhe fizik ndaj gruas së tij

schedule12:06 - 19 Korrik, 2023

schedule 12:06 - 19 Korrik, 2023

Gjykata e Kurorës së Manchesterit vendosi që Ryan Giggs nuk është më fajtor për atë që e akuzoi gruaja e tij, e cila pretendoi se ai kishte sjellje abuzive psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Kujtojmë se Giggs u arrestua në nëntor të vitit 2020 për sulm ndaj partneres së tij, ndërsa ai dha dorëheqjen nga kombëtarja e Uellsit në qershor të vitit 2022 për shkak të akuzave për sëulmin e supozuar ndaj gruas së tij dhe motrës së saj.

Avokati i tij tha se Giggs ishte thellësisht i lehtësuar nga vendimi i gjykatës.



“Pozicioni i tij ka qenë gjithmonë se ai ka qenë gjithnjë i pafajshëm për këto akuza. Për të janë thënë shumë gjëra gjatë hetimeve dhe gjykimit. Ai po sheh përpara, ai tani dëshiron të rindërtojë jetën dhe karrierën e tij si një njëri i pafajshëm”. /h.ll/abncnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!