Boksieri amerikan Ryan Garcia ka lajmëruar se ndeshja e tij e radhës do të jetë kundër Manny Pacquiao. Lajmin e konfirmoi vetë 22-vjeçari përmes një postimi në “Instagram” dhe ai e cilëson këtë sfidë si një ëndërr e kthyer në realitet për të.
“Një ëndër e kthyer në realitet. Është një nder për mua që të ndaj ringun me Manny Pacquaion. Do të respektoj atë gjithmonë për atë çfarë ka bërë brenda dhe jashtë ringut. Ai është njeriu më i mirë, por dhe fitues”, shkruan “The Flash” në postimin e tij.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për filipinezin që nga 20 korriku i vitit 2019, kur i dha fund rekordit të pathyeshmërisë së Keith Thurman. Ndërkohë nga ana tjetër Garcia ka 21 fitore deri më tani në karrierën e tij dhe asnjë humbje. Vendi dhe data se kur kjo ndeshje do të zhvillohet ende nuk janë bërë të ditura. /abcnews.al