“Ruzhdijet” e Shqipërisë, historia e vjedhjes së votave në 30 vjet

schedule20:48 - 23 Shkurt, 2021

schedule 20:48 - 23 Shkurt, 2021

Dhjetëra marrëveshje e po aq komisione për reformën zgjedhore janë ngritur në 30 vjet nga elita politike me pretendimin se janë të interesuar për të garantuar votën e lirë.

Mijëra përbetime janë lëshuar podiumeve të politikës për ruajtjen e votës e po aq janë precedentët e vjedhjes së votës pikërisht prej atyre që bërtasin për zgjedhje të lira. Ndërsa qytetarët shpesh janë gati ta shesin votën e tyre, të bindur se e hedhur në kuti pa shpërblim, ajo votë nuk do t’iu sjellë asgjë të mirë.

Marrin aq para sa të blejnë ndonjë thes mielli për të zgjidhur problemin e bukës së gojës për një muaj… Kaq vlen vota në Shqipëri. Kaq integritet ka procesi zgjedhor dhe qytetari që voton… Kjo është përmasa e lirisë së qytetarit sot në Shqipëri.

Ndiqni emisionin e plotë “Vetting” në ABC nga gazetarët Luli Progni dhe Xhevahir Zhabina