Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rutte: Rusia humbi 65 mijë ushtarë në dy muaj

schedule17:37 - 14 Shkurt, 2026

schedule 17:37 - 14 Shkurt, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se Rusia ka pësuar humbje të rënda gjatë muajve të fundit, duke theksuar se Moska “nuk po e fiton këtë luftë”.

Sipas Rutte, forcat ruse kanë humbur rreth 65 mijë ushtarë vetëm gjatë muajve dhjetor dhe janar.

Ai shtoi se përparimet territoriale në rajonin e Donetsk dhe në zona të tjera janë minimale dhe pothuajse të parëndësishme krahasuar me koston e lartë njerëzore.



“Nëse ka një diktator në Moskë i gatshëm të bëjë këtë, atëherë kemi të bëjmë me dikë që është i gatshëm të sakrifikojë kaq shumë nga njerëzit e tij në këtë luftë. Duhet ta marrim këtë seriozisht, sepse kjo është sjellje e çmendur”, u shpreh ai.

Rutte kritikoi gjithashtu vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të dërguar sërish një historian si përfaqësues në bisedimet e ardhshme në Gjenevë, duke thënë se ai pritet “t’u mbajë leksione ukrainasve për Suedinë apo çfarëdo tjetër”, në vend që të fokusohet në përparim konkret drejt zgjidhjes së konfliktit.

Deklaratat e kreut të NATO-s vijnë në një moment kur luftimet në lindje të Ukrainës mbeten intensive, ndërsa aleanca perëndimore vazhdon të theksojë mbështetjen për Kievin dhe nevojën për presion të shtuar ndaj Moskës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!