Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rutina e kujdesit që duhet të ndjekë çdo burrë në mëngjes

schedule09:26 - 6 Maj, 2022

schedule 09:26 - 6 Maj, 2022

Ndoshta e vetmja gjë që dëshironi në mëngjes është të ngriheni nga shtrati, të bëheni gati shpejt e shpejt dhe të dilni jashtë për në punë. Nëse nuk tregoni kujdesin e duhur ndaj vetes, shëndeti i fytyrës tuaj nuk reflektohet prandaj duhet të ndiqni një rutinë në mëngjes. Ndiqni këto këshilla të mëposhtme:

Lani fytyrën

Pirja e një gote me ujë sapo ngriheni nga shtrati, jo vetëm që ndihmon trupin tuaj të “zgjohet”, por edhe lëkurën tuaj të rifitojë vitalitetin e humbur. Megjithatë, kjo lëvizje nuk mjafton. Sigurohuni që të aplikoni shumë ujë të ngrohtë – as të ftohtë as të nxehtë, i cili do të shkaktojë irritim – në fytyrë dhe më pas përdorni një pastrues të butë në varësi të llojit të lëkurës tuaj – për shembull, aloe për lëkurë të thatë ose argjilë për lëkurë të yndyrshme.

Bëni një dush

Në mënyrë të ngjashme, ju e rregulloni ujin në një temperaturë që nuk është as e nxehtë as e ftohtë. Uji i ngrohtë është i dobishëm për trupin tuaj, pasi ju “zgjon” dhe relakson në të njëjtën kohë. Në rast se keni mjekër, sigurohuni që ta lani tërësisht.

Hidratoni fytyrën tuaj

Ju mund ta dini se pas pastrimit, lëkura juaj ka nevojë për hidratim. Mund të mos jeni në dijeni se ka kremra të ndryshëm për meshkuj në varësi të llojit të lëkurës tuaj. Duke pasur parasysh këtë, blini një hidratues në varësi të llojit dhe nevojave të lëkurës suaj. Preferoni produkte që janë të pasura me ujë, përmbajnë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore apo çaj jeshil dhe vitaminë C për shkëlqim të menjëhershëm.

Një këshillë shtesë: Mos harroni eksfolimin

Blini me një produkt eksfoliues (scrub), i cili përputhet me llojin e lëkurës tuaj dhe kujdesuni një ose dy herë në javë që të masazhoni butësisht fytyrën, pasi ta keni larë fillimisht me një pastrues, në mënyrë që të largoni vajin e panevojshëm. “Çlironi” poret e bllokuara dhe zvogëloni njollat ​​e zeza në ballë, hundë dhe mjekër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!