“Russia 24 Tv” publikon lojën telefonike të dy komikëve rusë me Haradinajn

schedule15:50 - 12 Korrik, 2019

schedule 15:50 - 12 Korrik, 2019

Televizioni rus Rusia 24 TV ka publikuar në youtube, lojën telefonike që dy komikët rusë i kanë bërë kryeministrit të Kosovës Haradinaj. Njëri prej tyre prezantohej si ish-presidenti ukrainas Poroshenko, ndërsa Haradinaj i premtonte mbështetje.

Dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov(Leksus), kanë vënë në lojë edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Njëri nga ata i është paraqitur kryeministrit Ramush Haradinaj në emër të  ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt.

Komikët rusë e kanë telefonuar dy herë kryeministrin Ramush Haradinaj, një herë në janar dhe një herë në prill.

Në këtë bisedë telefonike të publikuar në youtube nga “Russia 24 tv”, Haradinaj i premton mbështetje Poroshenkos, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në tuitter.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj gjatë bisedës me njërin prej komikëve rus, e për të cilin pretendonte se ishte Poroshenko, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë pas fjalëve të Haradinajt, “Proshenko” i ka kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

Pas kësaj bisede të zhvilluar, Haradinaj i rënë në grackë ka publikuar një status në tuiterin e tij ku i ka uruar fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij “Vovan Lexusov”. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!