Nga Esiona Konomi
Asnjë ndëshkim për veprimet e deputetit socialist Bujar Cela, i cili shpërndau leje legalizimesh përpara fushatës elektorale në zonën e tij zgjedhore.
Dënimi simbolik prej 15 mijë lekësh të vjetër që vendosi Komisioneri Ilirjan Celibashi, nuk do të shërbejë as si mesazh që të tjerët në vijim të mos i përdorin burimet shtetërore për fushatë.
Kjo, pasi Komisioni për Ankimet dhe Sanksionet vendosi ta shfuqizojë gjobën.
Vendimi në KAS u mor me 3 vota pro dhe dy kundër. Ilir Rusmajli i bashkoi votat e tij me të dy anëtarëve të tjerë të sjellë nga PS, dhe pranoi kërkesën e drejtorit të Kadastrës së Lushnjes për pafajësi. Ndërsa dy anëtarët e tjerë të propozuar nga opozita, mbështetën kërkesën e LSI-së që Arben Qalliu të ndëshkohej më shumë se sa 15 mijë lekë të vjetër./mv.abcnews.al


