Ushtria ukrainase tha se forcat e saj kanë zmbrapsur 49 sulme të forcave pushtuese ruse gjatë ditës së kaluar, përderisa luftimet intensive po vazhdojnë në dhe përreth qytetit të rrethuar të Bahmutit.
“Armiku nuk po heq dorë nga planet e tij për të pushtuar territorin tonë pavarësisht humbjeve të mëdha”, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase më 14 prill. “Luftimet më të ashpra po vazhdojnë për Bahmutin dhe Marjinkën”, shtoi ushtria, shkruan REL.
Më 13 prill, Moska pretendoi se ka ndërprerë të gjitha daljet për trupat ukrainase në Bahmut, por kreu i gripit të mercenarëve, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se ende është “shumë herët” të thuhet se qyteti është rrethuar.
Serhiy Cherevaty, zëdhënës i grupit të forcave lindore të Ukrainës, i tha agjencisë AFP se ushtria ukrainase ende ka komunikim me trupat e saj në Bahmut dhe ende ka mundësi që t’i furnizojë ata me municion.
“Kjo nuk përkon me realitetin”, tha Cherevaty duke iu përgjigjur pretendimeve ruse.