Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë ka thënë se Ukraina ka kryer më shumë se 70 sulme me dronë në Krime këtë vit, sipas shërbimit të lajmeve RIA.
“Objektivat, si rregull, janë objektet e infrastrukturës energjetike dhe industriale…që kërcënon jetën paqësore dhe shëndetin e njerëzve,” u citua të ketë thënë Nikolai Patrushev në një takim mbi sigurinë e Rusisë jugore në Krasnodar.
Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në vitin 2014, një lëvizje që nuk njihet ndërkombëtarisht./abcnews.al