Presidenti i Ukrainës ka vijuar komentet që u bëri udhëheqësve të G20 me një deklaratë të postuar në kanalin e tij telegram të martën. Në postimin e tij, lideri i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tregon se cila do të ishte formula e paqes mes vendit të tij dhe Rusisë pushtuese.
POSTIMI
Nuk ia vlen t’i ofrohen Ukrainës kompromise me ndërgjegjen, sovranitetin, territorin dhe pavarësinë.
… nëse Rusia thotë se dëshiron t’i japë fund kësaj lufte, le ta vërtetojë me veprime.
Ne nuk do të lejojmë Rusinë të presë, të ndërtojë forcat e saj dhe më pas të fillojë një seri të re terrori dhe destabilizimi global. Nuk do të ketë Minsk-3, të cilin Rusia do ta shkelë menjëherë pas marrëveshjes.
Ekziston një formulë ukrainase për paqen. Paqe për Ukrainën, Evropën dhe botën. Dhe ka një sërë zgjidhjesh që mund të zbatohen për të garantuar realisht paqen.
Duke marrë pjesë në samitin e G20, unë paraqita propozime për zgjidhje të tilla – specifike dhe të ndershme. Ukraina u ofron shteteve kryesore të botës që të jenë bashkë-krijues të paqes së bashku me ne”.
Zelensky më pas përshkroi dhjetë propozime të Ukrainës:
1. Siguria nga rrezatimi dhe bërthamore.
2. Siguria e ushqimit.
3. Siguria energjetike.
4. Lirimi i të gjithë të burgosurve dhe të internuarve.
5. Zbatimi i Kartës së OKB-së dhe rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës dhe rendit botëror.
6. Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive.
7. Rivendosja e drejtësisë.
8. Anti-ekocid.
9. Parandalimi i përshkallëzimit të situatës.
10. Rregullimi i përfundimit të luftës. /abcnews.al/