Të evakuuarit nga Mariupoli që donin të shkonin në rajonet e kontrolluara nga ukrainasit u janë dorëzuar përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, raporton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes.
Ministria thotë se 80 civilë janë zhvendosur nga uzina e çelikut Azovstal pas disa javësh nën rrethim.
Zona e madhe industriale është bastioni i fundit i trupave ukrainase në qytetin me rëndësi strategjike.
Më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth 100 civilë janë evakuuar nga uzina e rrethuar e çelikut në Ukrainën jugore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në Twitter se grupi është rrugës drejt për në Zaporizhzhia, të cilën Ukraina e ka nën kontroll. /abcnews.al