Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu u shpreh se talebanët kanë konfiskuar një sasi të madhe armësh pasi morën pushtetin në Afganistan, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore.
“Kërcënimi i parë dhe kryesor është se talebanët kanë konfiskuar një sasi të madhe armësh. Një kërcënim i madh” u tha ai gazetarëve.
Ministri rus vuri në dukje se pajisjet ushtarake të konfiskuara përfshijnë qindra tanke, aeroplanë dhe helikopterë./ Abcnews.al