Rusia sulmon një pallat në Dnipro, tre të plagosur

schedule22:14 - 28 Korrik, 2023

schedule 22:14 - 28 Korrik, 2023

Të paktën tre persona u plagosën nga një sulm rus në një ndërtesë apartamentesh në qytetin Dnipro, sipas ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Ihor Klymenko.

“Terroristët rusë goditën një ndërtesë banimi”, shkroi Klimenko në aplikacionin e mesazheve Telegram. Pak më herët, të njëjtin informacion përcolli edhe një deputet ukrainas, Alexander Bakumov, duke sqaruar se ishte një kompleks i madh ku para luftës jetonin rreth 1000 njerëz.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë në banesë për të lënduar ose viktima.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!