Rusia sulmon Kievin dhe rajonet lindore e jugore të Ukrainës

schedule18:09 - 11 Nëntor, 2023

schedule 18:09 - 11 Nëntor, 2023

Rusia e ka sulmuar me raketa kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe rajonet e afërta të tij për herë të parë pas njw pauze pothuajse dymujore të shtunën, thanë zyrtarët ukrainas.

Po ashtu, forcat ruse i vazhduan sulmet me dronë në lindje dhe jug të Ukrainës, shkruan REL.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit Kiev, tha se Rusia e sulmoi kryeqytetin me një raketë balistike rreth orës 8:00 mëngjesin e së shtunës.

“Pas një pauze të gjatë prej 52 ditëve, armiku i ka rinisur sulmet raketore në Kiev”, tha Popjo në Telegram të shtunën.

“Raketa dështoi të arrijë në Kiev, mbrojtja ajrore e rrëzoi atë sapo iu afrua kryeqytetit”, shtoi ai.

Popko tha se sulmi nuk shkaktoi viktima apo dëme të mëdha në kryeqytet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!