Rusia sulmon Donetsk dhe Luhansk, 12 të vdekur dhe 55 të plagosur

schedule08:31 - 6 Korrik, 2024

schedule 08:31 - 6 Korrik, 2024

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 29 u plagosën nga sulmet ruse në Ukrainën lindore të premten. Ndërkohë sulmet ukrainase në territorin e pushtuar vranë pesë persona dhe plagosën 26 të tjerë, njoftuan zyrtarët lokalë.

Guvernatori rajonal i Donetskut njoftoi se një grua u vra dhe 20 të tjerë u plagosën nga zjarri i artilerisë ruse në qytetin Komar, ku u shkatërruan shtëpi, dyqane dhe një ndërtesë që shërbente si zyrë.

Një i vdekur dhe një i plagosur ishte numri i një sulmi me raketa në qytetin e Ukrainsk në të njëjtin rajon, tha Guvernatori.

“Është e rrezikshme të jetosh këtu, si në pjesën tjetër të rajonit të Donetskut”, shkroi Vadim Filaskin në një postim në rrjetet sociale, duke i kërkuar sërish popullatës civile të largohet për arsye sigurie.

Pesë persona u vranë dhe tetë u plagosën në dy bombardime ruse, të cilat ndodhën një orë larg njëri-tjetrit, në qytetin Selindove, pranë vijës së frontit, tha më herët guvernatori rajonal i Donetsk.

Ndërkohë, në territoret e pushtuara të Ukrainës lindore, zyrtarët e emëruar nga Moska thonë se tre persona u vranë dhe 10 u plagosën nga një raketë HIMARS e lëshuar nga forcat ukrainase në qytetin Volnovakha në rajonin e Donetsk.

Shtatë persona të tjerë u plagosën nga bombardimet ukrainase në Pervomaysk në rajonin fqinj të Luhanskut. Dy viktima  u raportuan më vonë në të njëjtën zonë nga një goditje që i atribuohet forcave të armatosura ukrainase.

/abcnews.al