Rusia shpall “non grata” kryeministrin e Kanadasë

schedule16:57 - 15 Mars, 2022

schedule 16:57 - 15 Mars, 2022

Rusia ka shpallur “non grata” kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau. Vendimi i Moskës zyrtare vjen pasi Kanadaja ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë, ndërsa ka dhënë ndihma të konsiderueshme për Ukrainën, e cila është në javën e tretë të agresionit ushtarak të Vladimir Putin.

Trudeau njoftoi, ndërsa vizitoi Evropën javën e kaluar, se Kanadaja do të dërgojë 50 milionë dollarë të tjera pajisje të specializuara për të ndihmuar Ukrainën.

Kanadaja ka dhënë gjithashtu 145 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe ka krijuar masa të reja imigracioni për të ndihmuar njerëzit që ikin nga lufta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!