Rusia shkëmben të burgosur lufte me Ukrainën

schedule15:30 - 17 Korrik, 2024

schedule 15:30 - 17 Korrik, 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka përfunduar shkëmbimi i të burgosurve të luftës me Ukrainën, proces që u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në total, 190 të burgosur lufte janë shkëmbyer, përkatësisht 95 nga secila palë, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Telegram më 17 korrik.

“Ushtarët e liruar rusë do të dërgohen në Moskë përmes një avioni transportues ushtarak të Ushtrisë ruse, ku do të marrin trajtim mjekësor dhe do t’i nënshtrohen rehabilitimit në institucionet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes”, u tha në njoftim.

Ukraina, e cila përballet me pushimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht këmbimin e të burgosurve.