Rusia ka regjistruar sërish një numër të lartë të viktimave dhe të rasteve me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit 799 persona kanë humbur jetën, duke shënuar një rekord viktimash për të katërtën ditë radhazi.
Ndërsa të prekur nga Covid u regjistruan 25, 704 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5, 907, 999 raste.
Me përhapjen e varianteve të reja të Covid, autoritetet bëjnë apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë.
/abcnews.al/

