Rusia: Që nga fillimi i luftës janë trajnuar mbi 120 mijë ushtarë

schedule16:51 - 24 Maj, 2023

schedule 16:51 - 24 Maj, 2023

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi se mbi 120 mijë ushtarë rusë janë trajnuar që nga fillimi i “operacionit special ushtarak” kundër Ukrainës.

Shoigu bëri deklarata lidhur me luftën Rusi-Ukrainë në një mbledhje me zyrtarët ushtarakë.

Ai bëri të ditur se vazhdon trajnimi ushtarak në Forcat e Armatosura të Rusisë.

“Që nga fillimi i ‘operacionit special ushtarak’ janë trajnuar mbi 120 mijë ushtarë rusë”, deklaroi Shoigu.

Duke theksuar se programet e trajnimit duhet të organizohen duke marrë parasysh përvojën e fituar në operacion, Shoigu tha: “Ushtarët duhet të dinë metodat e reja të luftës, mjetet dhe taktikat e armikut si dhe të jenë në gjendje të përdorin në mënyrë efektive armët për t’u kundërvënë”.

“Ngjarjet në Belgorod, akt terrorist”

Ministri Shoigu rikujtoi se në fillim të javës, grupi i sabotazhit të Ukrainës hyri në rajonin Belgorod në vendin e tij dhe se ndaj këtyre u ndërmor një operacion.

Gjatë operacioni ky grup u mposht, theksoi Shoigu, i cili tha se “u shkatërruan mbi 70 terroristë ukrainas, katër automjete të blinduara dhe pesë kamionë”.

Ngjarjet në Belgorod Shoigu i vlerësoi si “akt terrorist i kryer ndaj civilëve nga regjimi i Kievit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!