Boris Johnson ka thirrur një takim urgjent të qeverisë, thotë Doëning Street, përpara se të bëjë një deklaratë në Dhomën e Komunave më vonë gjatë ditës së sotme, raporton BBC.
Komiteti do të mblidhet në orën 07:30 me orë lokale për të diskutuar përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj sulmeve të tmerrshme të Rusisë ndaj Ukrainës. Kryeministri pritet gjithashtu t’i bashkohet një thirrjeje me drejtuesit e G7.
Lexo edhe: Automjetet ushtarake ruse hyjnë në Ukrainë nga Krimea
Johnson ka thënë tashmë se Vladimir Putin ka “zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi” me sulmin e tij ndaj Ukrainës dhe se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj do të përgjigjen “vendimisht”. g.v/abcnews.al