Rusia pretendon se Ukraina ka humbur mbi 150 ushtarë pranë Zaporizhzhia

schedule10:54 - 1 Shtator, 2023

schedule 10:54 - 1 Shtator, 2023

Guvernatori i Zaporizhzhias i instaluar nga Moska pretendon se mbi 150 ushtarë ukrainas janë vrarë nga trupat ruse të premten.

“Nga ora 7:30 e mëngjesit, armiku, i përbërë nga brigada deri në dyqind persona në automjete dhe automjete të blinduara lehtë, u përpoq të hynte në Rabotino nga veriu”, tha Balitsky Evgeniy në Telegram, shkruan Sky News.

Ai tha se ukrainasit u përballën me zjarr “masiv” rus që i çuan në humbje të mëdha.

Evgeniy gjithashtu pretendon se trupat ukrainase ishin “të detyruar të braktisin veprimet sulmuese”.

“Humbjet e ushtarëve nga Forcat e Armatosura të Ukrainës arritën në 156”, shtoi ai./abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!