Rusia pretendon se Ukraina ka humbur 215 mijë ushtarë dhe 28 mijë pajisje ushtarake në vitin 2023

schedule16:17 - 9 Janar, 2024

schedule 16:17 - 9 Janar, 2024

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka dhënë disa shifra në lidhje me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Shoigu pretendon se Ukraina ka humbur 215 mijë ushtarë dhe 28 mijë pajisje ushtarake në vitin 2023, shkruan Al Jazeera.

“Me nxitjen e perëndimorëve regjimi i Kievit vazhdon t’i shtyjë ushtarët e tij në masakër dhe po kërkon çdo mundësi për të rimbushur radhët e ushtrisë ukrainase,” tha ai.

“Sigurisht, kjo nuk do të ndryshojë situatën përsa i përket kontaktit ushtarak, por vetëm do të zgjasë konfliktin ushtarak”, shtoi Shoigu gjatë fjalës së tij./abcnews.al