Rusia pretendon se Ukraina goditi centralin bërthamor në Zaporizhzhia, Kievi e mohon

schedule09:13 - 8 Prill, 2024

schedule 09:13 - 8 Prill, 2024

Rusia tha se Ukraina goditi tre herë stacionin e energjisë bërthamore të Zaporizhzhia të kontrolluar nga forcat ruse dhe kërkoi që Perëndimi të përgjigjej, megjithëse Kievi tha se nuk kishte asnjë lidhje me sulmet.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, e cila ka ekspertë në vend, deklaroi se ishte hera e parë që centrali bërthamor, më i madhi i Evropës, vihej në shënjestër të drejtpërdrejtë që nga nëntori i vitit 2022 dhe se sulmi kishte rrezikuar sigurinë bërthamore, shkruan Reuters.

Forcat ruse morën kontrollin e uzinës në vitin 2022 menjëherë pas pushtimit të tyre në shkallë të plotë të Ukrainës. Moska dhe Kievi kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për rrezikimin e një aksidenti bërthamor duke sulmuar centralin.

Korporata shtetërore bërthamore e Rusisë, Rosatom, tha se Ukraina e sulmoi termocentralin tre herë të dielën me dronë, duke plagosur fillimisht tre persona pranë një kantine, më pas duke sulmuar një zonë ngarkese dhe më pas kupolën mbi reaktorin nr.6./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!