Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaroi se më shumë se 2000 “mercenarë” nga jashtë Ukrainës janë vrarë gjatë luftës për Kievin gjatë luftës dhe se rreth 350 prej tyre janë nga Britania e Madhe.
Megjithatë, SHoigu nuk tregoi prova për të bazuar pretendimin e tij, shkruan Sky News.
Shoigu tha se 1,427 “mercenarë” polakë; duke luftuar për forcat e armatosura të Ukrainës ishin vrarë në konflikt, së bashku me 466 nga SHBA dhe 344 nga Britania e Madhe.
“Shumica e mercenarëve, të rekrutuar në mënyrë aktive që nga fillimi i operacionit special ushtarak, janë vrarë,” tha ai në një takim të bordit të ministrisë ruse të Mbrojtjes./abcnews.al