Dy raketa ukrainase janë “shkatërruar” mbi Detin e Zi, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes.
“Raketat e drejtuara nga avioni u lëshuan drejt objektivave në territorin rus”, sipas një deklarate, shkruan Sky News.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore janë përdorur për të shkatërruar armët”, thuhej më tej.
Ukraina ka kryer në muajt e fundit një seri sulmesh me dronë dhe raketa ndaj objektivave ushtarake ruse në Detin e Zi, duke fundosur të paktën një anije detare dhe duke dëmtuar të tjera.